Ushtria izraelite nuk arriti të godasë kapacitetin ushtarak të Hamasit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i109312-ushtria_izraelite_nuk_arriti_të_godasë_kapacitetin_ushtarak_të_hamasit
Zëvendësministri i Jashtëm rus Mikhail Bogdanov tha se ushtria izraelite nuk arriti të godasë kapacitetin ushtarak të lëvizjes së Rezistencës Islamike në Palestinë; Hamasi ka qëlluar një numër të papritur raketash të cilat e befasuan shumë Izraelin.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 04, 2021 20:51 Europe/Tirane
  • Ushtria izraelite nuk arriti të godasë kapacitetin ushtarak të Hamasit

Zëvendësministri i Jashtëm rus Mikhail Bogdanov tha se ushtria izraelite nuk arriti të godasë kapacitetin ushtarak të lëvizjes së Rezistencës Islamike në Palestinë; Hamasi ka qëlluar një numër të papritur raketash të cilat e befasuan shumë Izraelin.

Në një intervistë me kanalin e Katarit al-Jazeera, zyrtari rus tha se sulmet izraelite nuk kishin mundur të arrinin qëllimin e tyre për të eleminuar krahët e armatosur të Hamasit dhe Rezistencës në Rripin e Gazës. “Pavarësisht sulmeve izraelite gjatë luftës së fundit që rezultoi në shkatërrim të rëndë në Gaza, asnjë përparim nuk është bërë në çështjen e shkëmbimit të të burgosurve. Përkundrazi, vëmendja e bashkësisë ndërkombëtare tani është përqendruar në rindërtimin e enklavës palestineze. Mund të themi se Hamasi është sot mbrojtësi i Palestinës, Kudsit dhe vendeve të shenjta myslimane, ”shtoi zyrtari rus.