Media Saudite përpiqet të krijojë trazira përpara zgjedhjeve në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i109698-media_saudite_përpiqet_të_krijojë_trazira_përpara_zgjedhjeve_në_iran
Që nga debati televiziv i kandidatëve presidencialë, media rajonale dhe në veçanti media e lidhur me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë qenë aktiv në avancimin e skenarëve armiqësorë me qëllimin kryesor "bojkotimin e zgjedhjeve" dhe më pas "trazira" në Iran.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 12, 2021 08:18 Europe/Tirane
  • Media Saudite përpiqet të krijojë trazira përpara zgjedhjeve në Iran

Që nga debati televiziv i kandidatëve presidencialë, media rajonale dhe në veçanti media e lidhur me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë qenë aktiv në avancimin e skenarëve armiqësorë me qëllimin kryesor "bojkotimin e zgjedhjeve" dhe më pas "trazira" në Iran.

Përmes taktikave të ndryshme të tilla si "diskreditimi" i presidencës së Iranit dhe pretendimi se marrja pjesë në zgjedhje nuk ka asnjë dobi, këto media u përpoqën të shantazhojnë dhe të keqinterpretojnë situatën politike në Iran. Në fakt, ditët e fundit publiku i synuar i këtyre mediave ka qenë më shumë jashtë Iranit, kryesisht popujt e vendeve arabe, veçanërisht vendet në kufi me Gjirin Persik, sesa brenda Iranit. Duke parë përmbajtjen e prodhuar nga këto media, arrihet përfundimi se këto media gjatë kësaj periudhe në formën e lajmeve, raporteve dhe intervistave me njerëz dhe mysafirë, si dhe duke ribotuar imazhe dhe klipe të pavlefshme që ribotohen në rrjetet sociale, jenë përpjekur të prezantojnë një "imazh të deformuar" të Iranit.  Klipet e mesazhit të mediave saudite për audiencat e tyre brenda vendit përqendrohen në përshkrimin e një atmosfere në Iran ku zgjedhjet presidenciale janë "formale" dhe "dramatike". Në këtë kontekst, dhe për të futur një "nocion të shtrembëruar" të tillë për audiencat e tyre brenda  vendeve autoritare të Gjirit Persik, ata kërkojnë të mbrojnë indirekt "regjimet autoritare" dhe "monarkitë" në këto vende, sepse zgjedhjet në Iran, midis përdoruesve të mediave sociale kanë qenë gjithmonë një "faktor ndëshkues" për këto regjime.  Për shembull, ditët e fundit, përdoruesit në mediat sociale me gjuhë satirike kanë përqeshur mungesën e hapësirës zgjedhore në Gadishullin Arabik (Arabia Saudite), ndërsa media dhe zyrtarët sauditë kanë kritikuar zgjedhjet në Iran. Zgjedhjet që u mbajtën në Gadishullin Arabik , ishin ato kur fiset arabe hodhën short për të vrarë Profetin e Shenjtë (savs)! Prandaj, është mjaft e kuptueshme që mediat saudite dhe ndjekësit e tyre gjithmonë përpiqen të vënë në dyshim atmosferën elektorale në Iran. Në këtë kontekst, përveç përpjekjes për të shtrembëruar vlefshmërinë e zgjedhjeve në Iran dhe për ta diskredituar atë, agjencitë e propagandës të lidhura me Arabinë Saudite ditët e fundit kanë shënjestruar pozicionin e Presidentit në Iran. Ata pretendojnë se " në thelb presidentit në Iran i mungon autoriteti vendimmarrës " sepse organe dhe zyrtarë të tjerë të lartë janë vendimmarrësit kryesorë.  Në fakt, theksimi i të tilla pretendimeve është një reagim ndaj hapësirës së zezë që është krijuar në media dhe rrjetet sociale në lidhje me sistemin politik në Arabinë Saudite. Ndjekja e një strategjie të "diskreditimit" të zgjedhjeve në një vend rival bëhet me synimin e "vlerësimit" të sistemit politik të vendit të tyre përkatës; Për këtë qëllim, ata në të gjitha seksionet dhe programet e tyre të lajmeve, flasin me hipoteza si "pjesëmarrja minimale" ose "bojkotimi i zgjedhjeve" në Iran, në mënyrë që të hapin rrugën për skenarin e "kaosit" në Iran. Ditët e fundit një veprim i ndërmarrë nga media saudite është ribotimi i një klipi të pavlefshëm dhe të paqartë të disa personave që protestojnë kundër një prej kandidatëve dhe djegin imazhin e tij. Ku klip u ribotua edhe në mediat në gjuhën persiane dhe përdoruesit e rrjeteve sociale të lidhura me Al-Saud.  Për të arritur qëllimin e "krijimit të kaosit" në Iran në mjedisin zgjedhor, agjencitë e propagandës disidente, në shumicën e lajmeve dhe raporteve të tyre, përdorën ngjarjet e vitit 2019  dhe rrëzimin e një aeroplani pasagjerësh ukrainas në Iran, si një element për krijimin e kaosit në vend. Ata vendosin dhe përpiqen indirekt ta drejtojnë audiencën e tyre në një drejtim të tillë dhe të krijojnë një atmosferë të tillë. Për më tepër, ditët e fundit, media saudite ka vepruar si një bri propagande për drejtuesit dhe anëtarët e grupit terrorist MEK dhe është përpjekur të "vlerësojë" dhe "legjitimojë" këtë grup terrorist si një "alternative" ndaj Republikës Islamike. Këto media harrojnë faktin se aktiviteti skandaloz dhe terrorist i këtij grupi ashtu si dhe veprimtaria e këtyre mediave, është mjaft e qartë për popullin iranian.