Vritet një ushtar amerikan në Siri / Ushtria amerikane stërvit terroristët
Ushtria amerikane ka konfirmuar se një ushtar amerikan u vra në bazën Al-Tanf të Sirisë.
Sipas Al-Mayadin të Shtunën; Ushtria amerikane në një deklaratë tha se trupi ishte transferuar në bazë pa dhënë më shumë detaje për shkakun i incidentit që aktualisht po hetohet. Ndërkohë, zyra e prokurorit ushtarak sirian ka lëshuar dokumente që konfirmojnë trajnimin e terroristëve në Siri nga Amerika dhe duke deklaruar se, sipas ligjit ndërkombëtar, pushtimi i disa pjesëve të Sirisë nga Amerika dhe krijimi i bazave ushtarake në këtë vend është një shkelje e qartë. Ushtria amerikane dhe elementët e saj terroristë, për një kohë të gjatë janë të pranishëm në mënyrë të paligjshme në Sirinë verilindore dhe përveç plaçkitjes së burimeve të naftës dhe grurit të vendit, ata në këto zona po ndërmarrin veprime kundër banorëve dhe forcave siriane. Zyrtarët sirianë kanë theksuar vazhdimisht se veprimet e SHBA në Siri përbëjnë "pushtim".