Baza ushtarake e Amerikës në Bagdad sulmohet me dronë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i109866-baza_ushtarake_e_amerikës_në_bagdad_sulmohet_me_dronë
Një burim i sigurisë në Irak ka njoftuar për kryerjen e një sulmi me dronë ndaj bazës ushtarake të Amerikës në perëndim të Bagdadit, kryeqytetit të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 15, 2021 10:09 Europe/Tirane
  • Baza ushtarake e Amerikës në Bagdad sulmohet me dronë

Një burim i sigurisë në Irak ka njoftuar për kryerjen e një sulmi me dronë ndaj bazës ushtarake të Amerikës në perëndim të Bagdadit, kryeqytetit të Irakut.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se një burim i sigurisë ka deklaruar se disa dronë të panjohur kanë sulmuar bazën ushtarake të forcave amerikane të vendosur brenda në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit, bazë kjo që njihet me emrin "Victoria".

Sipas këtij burimi të sigurisë, ky sulm nuk ka shkaktuar viktima në njerëz, mirëpo ka shkaktuar dëme materiale.

Sipas këtij burimi, në këtë bazë janë të vendosur forcat ushtarake amerikane dhe forcat e tjera të koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga Amerika.

Edhe ditën e shtunë burimet informative kanë njoftuar për kryerjen e sulmeve me dronë kundër bazës ushtarake të Amerikës në aeroportin e Bagdadit. Sulmet raketore dhe shpërthimet në rrugën e kontingjenteve ushtarake të koalicionit ndërkombëtar dhe amerikan janë shtuar që nga vera e vitit të kaluar në Irak dhe po vazhdojnë të kryhen për çdo ditë e më shumë.