Iraku: Dialogu është e vetmja rrugëzgjidhje për sfidat e rajonit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i110196-iraku_dialogu_është_e_vetmja_rrugëzgjidhje_për_sfidat_e_rajonit
Ministri i punëve të jashtme të Irakut e ka quajtur rolin e vendit të tij si bosht në rajon dhe ka theksuar se dialogu është e vetmja rrugëzgjidhje për sfidat rajonale.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 22, 2021 11:26 Europe/Tirane
  • Iraku: Dialogu është e vetmja rrugëzgjidhje për sfidat e rajonit

Ministri i punëve të jashtme të Irakut e ka quajtur rolin e vendit të tij si bosht në rajon dhe ka theksuar se dialogu është e vetmja rrugëzgjidhje për sfidat rajonale.

Fuad Husejn, ministri i punëve të jashtme të Irakut, sot (të martën) në një intervistë me kanalin televiziv saudit “Al-Hadith, ka thënë se vendi i tij në mënyrë të qartë zhvillon dialog me vendet fqinjë dhe nuk pranon ndërhyrjen e tyre në çështjet e veta të brendshme.

Ministri i punëve të jashtme të Irakut deklaroi: “Ne me disa vende fqinjë kemi disa probleme dhe po synojmë që t’i zgjidhim ato nëpërmjet dialogut dhe nuk kemi opsion tjetër”.

Fuad Husejn ka thënë: “Ekzistojnë shumë sfidat e brendshme dhe rajonale, por dialogu është e vetmja rrugëzgjidhje për ato sfida”.

Ai gjithashtu ka përshkruar marrëdhëniet e vendit të tij me Iranit si marrëdhënie mes të dy vendeve fqinjë.

Ministri i punëve të jashtme të Irakut theksoi: “Siguria e Irakut është pjesë e sigurisë së rajonit dhe të Evropës dhe Irakut është një vend me rol bosht në rajon, ndërsa Evropa mund ta ndihmojë këtë vend në fusha të ndryshme”.

Para kësaj ministri i punëve të jashtme të Irakut gjithashtu kishte kërkuar nga vendet fqinjë të Irakut që të zhvillojnë dialog në Bagdad për të afruar sa më shumë pikëpamjet e veta.