Hamas: Nuk mund të besohet te Komiteti i Autoritetit Autonom
Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka theksuar se nuk mund të besohet te një komitet të cilin e formojnë Autoriteti Autonom, qeveria dhe strukturat e saj të sigurisë për kryerjen e hetimeve në lidhje me vdekjen e Nazar Banat.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) duke deklaruar qëndrimet e saj në lidhje me këtë ngjarje, ka thënë: “Ne nuk e pranojmë vendimin e Autoritetit Autonom për formimin e komitetit hetimor për vdekjen e Nazar Banat. Autoriteti Autonom me në krye Mahmud Abas është përgjegjës kryesor për vdekjen e Nazar Banat, prandaj kërkojmë nga populli dhe grupet politike dhe kombëtare të Palestinës që t’i japin fund veprimeve të Autoritetit Autonom dhe strukturave të tij të sigurisë”.
Nazar Khalil Muhamed Banat, aktivist politik dhe shoqëror i Palestinës, ditën e kaluar (të enjten) është keqtrajtuar dhe rrahur fizikisht nga forcat e sigurisë së Autoritetit Autonom të Palestinës në provincën Al-Khalil dhe ka vdekur për shkak të plagëve të rënda.