Amerika transferon terroristët e ISIS në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i110346-amerika_transferon_terroristët_e_isis_në_siri
Amerika gjatë disa ditëve të fundit ka transferuar me dhjetëra terrorist të ISIS nga një burg në bazën Al-Shadadi në Siri.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 25, 2021 14:36 Europe/Tirane
  • Amerika transferon terroristët e ISIS në Siri

Amerika gjatë disa ditëve të fundit ka transferuar me dhjetëra terrorist të ISIS nga një burg në bazën Al-Shadadi në Siri.

Gazeta “Al-Vatan” e Sirisë ka shkruar se forcat ushtarake amerikane ditën e enjte kanë transferuar 60 terroristë të grupit ISIS që disa prej tyre janë shtetas të Arabisë Saudite dhe Irakut, nga burgu industrial Al-Thanevije në hyrje të qytetit Al-Hasake në një bazë të tyre në qytetin Al-Shadadi në jug të kësaj province.

Sipas burimeve informative siriane, tre ditë më parë forcat ushtarake amerikane kanë transferuar po një numër të ngjashëm të terroristëve në qytetin Al-Shadadi.

Amerika edhe më parë trajnonte terroristët për t’iu bashkuar grupeve të armatosura në Siri siç është një grup i ashtuquajtur “Ushtria e Fiseve” në bazën Al-Shadadi në mënyrë që ata të luftojnë kundër ushtrisë siriane.

Amerika dhe aleatët e saj me pretekst të luftës kundër grupeve terroriste, në mënyrë të paligjshme dhe pa lejen e qeverisë së Sirisë, ka dislokuar forca ushtarake të saj në këtë vend.