ABC: Grupi Taleban kontrollon 80% të territorit të Afganistanit
Kanali televiziv ABC ka njoftuar se në bazë të deklaratës së zëdhënësit të grupit Taleban, ky militantët e këtij grupi aktualisht kontrollojnë 80% të territorit të Afganistanit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Suhejl Shahin, zëdhënësi i zyrës politike të grupit Taleban, në një intervistë me kanalin informativ ABC, ka thënë se grupi Taleban aktualisht kontrollon 163 zona të Afganistanit.
Shahin i cili gjithashtu anëtar i delegacionit negociator të Taleban në Doha, ka thënë: “Vetëm rajoni qendror i Afganistanit kontrollohet nga qeveria e Kabulit, mirëpo rajonet rreth tij kontrollohen nga ne. Prandaj, duke llogaritur rajonet nën kontrollin tonë, duhet thënë se mbi 80% e territorit të Afganistanit është nën kontrollin e forcave të grupit Taleban”.
Deklaratat e zëdhënësit të grupit Taleban bëhen në kohën kur procesi i largimit të forcave ushtarake të Amerikës nga Afganistanit po shkon drejt plotësimit dhe kanë mbetur vetëm një pjesë e vogël e forcave ushtarake amerikane në këtë vend.
Në lidhje me këtë, agjencia e lajmeve Associated Press duke cituar autoritetet amerikane, ka shkruar se pasi forcat kryesore të Amerikës do të largohen nga Afganistani në muajin korrik, në këtë vend do të mbeten vetëm 650 forca për të garantuar sigurinë e diplomatëve amerikanë.