Barham Saleh: Amerika ka shkelur sovranitetin e Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i110534-barham_saleh_amerika_ka_shkelur_sovranitetin_e_irakut
Presidenti i Irakut ka dënuar sulmin e Amerikës ditën e hënë në mëngjes kundër pozicioneve të forcave të Hashd Sha’bi në kufirin e Irakut me Sirinë dhe e ka quajtur atë shkelje të sovranitetit të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 29, 2021 06:44 Europe/Tirane
  • Barham Saleh: Amerika ka shkelur sovranitetin e Irakut

Presidenti i Irakut ka dënuar sulmin e Amerikës ditën e hënë në mëngjes kundër pozicioneve të forcave të Hashd Sha’bi në kufirin e Irakut me Sirinë dhe e ka quajtur atë shkelje të sovranitetit të Irakut.

Faqja informative Middle East Newa ka shkruar se Barham Saleh, presidenti i Irakut, ditën e martë me anë të një deklarate, ka theksuar: “Këto tensione janë të dënuara dhe janë shembull i shkeljes së hapur të sovranitetit dhe integritetit territorial dhe të sigurisë kombëtare të Irakut dhe i përball me probleme përpjekjet kombëtare për realizimin e sigurisë dhe stabilitetit në këtë vend. Bagdadi nuk pranon të shndërrohet në një arenë të konflikteve dhe tensioneve sepse kjo është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare”.

Presidenti i Irakut ka thënë: “Ky sulm dhe ngjarjet e mëparshme si sulmet raketore në Arbil dhe në zona të tjera janë veprime të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me ligjin dhe dëmtojnë interesat e larta të vendit”.

Në këtë deklaratë është kërkuar nga të gjitha palët që të vetëpërmbahen dhe të mos lejojnë shtimin e tensioneve dhe të mos kryejnë veprime që dëmtojnë sigurinë dhe stabilitetin e Irakut dhe të rajonit.  

Presidenti i Irakut ka theksuar se Iraku në mënyrë të prerë dhe me anë të përpjekjeve diplomatike të gjera, do të mbështesë të gjitha rrugët për dialog me të gjitha palët me qëllim të garantimit të sigurisë, stabilitetit dhe mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial dhe për uljen e tensioneve në rajon.

Vlen të theksohet se avionët luftarakë amerikanë ditën e hënë kanë sulmuar tre pozicione të forcave të Hashd Sha’bi në rajonin Al-Kaim brenda kufijve të Irakut ku si pasojë janë vrarë 4 pjesëtar të forcave Hashd Sha’bi të Irakut.