Krime të reja të koalicionit agresor saudit kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i110654-krime_të_reja_të_koalicionit_agresor_saudit_kundër_jemenit
Gjatë sulmeve të vazhdueshme të koalicionit agresor të Arabisë Saudite ndaj rajoneve të ndryshme në provincën Sa’de të Jemenit, gjatë 24 orëve të kaluara janë vrarë ose plagosur 20 civilë jemenas.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 01, 2021 09:01 Europe/Tirane
  • Krime të reja të koalicionit agresor saudit kundër Jemenit

Gjatë sulmeve të vazhdueshme të koalicionit agresor të Arabisë Saudite ndaj rajoneve të ndryshme në provincën Sa’de të Jemenit, gjatë 24 orëve të kaluara janë vrarë ose plagosur 20 civilë jemenas.  

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se koalicionit agresor i Arabisë Saudite ditën e enjte ka kryer krime të reja në rajonin kufitar Al-Raku në provincën Sa’de në veri të Jemenit ku si pasojë janë vrarë dy civilë dhe janë plagosur gjashtë civilë të tjerë jemenas.

Qyteti kufitar Shada në provincën Sa’de të Jemenit gjithashtu sot ishte objektiv i sulmeve artilerike dhe raketore të koalicionit agresor saudit ku si pasojë janë plagosur dy civilë jemenas.

Në sulmet e djeshme dhe të sotshme të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kundër Jemenit janë vrarë ose plagosur 20 civilë jemenas që disa të plagosur vazhdojnë të jenë në gjendje shumë kritike për shkak të plagëve të marra.