6 civilë jemenas plagosen nga sulmet artilerike të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i110802-6_civilë_jemenas_plagosen_nga_sulmet_artilerike_të_arabisë_saudite
Gjashtë civilë jemenas janë plagosur si pasojë e sulmeve artilerike të forcave agresore të Arabisë Saudite ndaj rajonit kufitar Al-Raku në provincën Sa'de të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 04, 2021 10:38 Europe/Tirane
  • 6 civilë jemenas plagosen nga sulmet artilerike të Arabisë Saudite

Gjashtë civilë jemenas janë plagosur si pasojë e sulmeve artilerike të forcave agresore të Arabisë Saudite ndaj rajonit kufitar Al-Raku në provincën Sa'de të Jemenit.

Agjencia e lajmeve Sebe'a njoftoi se një burim i sigurisë së Jemenit sot ka thënë se nga sulmet artilerike të forcave ushtarake të Arabisë Saudite ndaj rajonit kufitar Al-Raku në periferi të qytetit Manbe në provincën Sa'de të Jemenit, janë plagosur të paktën gjashtë civilë.

Ky burim i sigurisë ka theksuar se armiku saudit gjithashtu ka sulmuar me raketa rajonet e ndryshme të qytetit Ghafer në rrethinën Al-Xhahir në provincën Sa'de në veri të Jemenit.