Sulmohet baza ushtarake e Amerikës në Irak
Burimet informative kanë njoftuar për sulmin me dronë dhe raketa kundër bazës së forcave ushtarake amerikane Ajnul-Asad në Irak.
Kanali në telegram “Sabirin” sot ka njoftuar se bazua ushtarake amerikane Ajnul-Asad në provincën Anbar është sulmuar nga një numër i madh i dronëve dhe raketave.
Sipas burimeve informative, sistemet e mbrojtjes kundërajrore në bazën Ajnul-Asad nuk kanë qenë të suksesshme përball këtij sulmi dhe nga baza ushtarake Ajnul-Asad janë ngritur flakët dhe tym i madh.
Brigada “Thare Al-Muhendis” (Hakmarrja e Abu Mahdi Al-Muhendis) me anë të një deklarate, ka marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi dhe ka deklaruar se në ora 12:33 sipas orës lokale, baza ushtarake amerikane Ajnul-Asad është sulmuar me 30 raketa Grad dhe këto raketa kanë goditur me precizitet të lartë objektivat e caktuara.
Zëdhënësi i koalicionit ndërkombëtar të ashtuquajtur kundër ISIS me në krye Amerikën ka pretenduar se kjo bazë ushtarake është goditur me 14 raketa.
Ai gjithashtu ka njoftuar për plagosjen e tre ushtarëve në këtë bazë amerikane, mirëpo kanali “Sabirin News” ka deklaruar se sipas burimeve të para, janë plagosur të paktën pesë ushtarë.