Sulmohet një bazë amerikane në lindje të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i110952-sulmohet_një_bazë_amerikane_në_lindje_të_sirisë
Burimet informative kanë njoftuar për një sulm me dronë kundër bazave ushtarake të Amerikës në lindje të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 07, 2021 11:05 Europe/Tirane
  • Sulmohet një bazë amerikane në lindje të Sirisë

Burimet informative kanë njoftuar për një sulm me dronë kundër bazave ushtarake të Amerikës në lindje të Sirisë.

Kanali televiziv Al Mejadin ka njoftuar bazat ushtarake të Amerikës në pjesën lindore të Sirisë, sot kanë qenë objektiv i sulmeve me dronë.

Sipas këtij burimi, sulmi në fjalë është kryer në zonën naftore Al-Ameri në lindje të Sirisë. Ky sulm është konfirmuar edhe nga grupet militante kurde SDF që mbështeten nga SHBA-të.

Farhad Shami, drejtori i qendrës informative të forcave militante kurde të Sirisë, SDF, ka deklaruar se bazat ushtarake të Amerikës në lindje të Sirisë janë sulmuar me anë të dronëve. Ai pretendoi se forcat militante të grupit SDF kanë neutralizuar këtë sulm.

Sot, gjithashtu është sulmuar edhe baza ushtarake Ajnul-Asad e Amerikës në provincën Anbar të Irakut.