Hetuesit e Mossadit marrin në pyetje palestinezët në burgjet saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i111088-hetuesit_e_mossadit_marrin_në_pyetje_palestinezët_në_burgjet_saudite
Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se hetuesit e Mossad po marrin në pyetje të burgosurit palestinezë në burgjet saudite.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 10, 2021 08:08 Europe/Tirane
  • Hetuesit e Mossadit marrin në pyetje palestinezët në burgjet saudite

Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se hetuesit e Mossad po marrin në pyetje të burgosurit palestinezë në burgjet saudite.

Takimi virtual "Të Burgosurit Palestinezë në Arabinë Saudite" u organizua nga faqja e internetit Al-Jazeera Mirror me pjesëmarrjen e aktivistëve të shquar të opozitës saudite. Në këtë takim pjesëmarrësit folën për situatën e rëndë të të burgosurve palestinezë në Arabinë Saudite. Në takim u tha se kushtet e këtyre të burgosurve nuk ishin përmirësuar dhe se qeveria saudite duke mos i liruar të burgosurit dhe duke i provuar  ata nga të drejtat e tyre ligjore dhe themelore, po shkelte të drejtat e njeriut. Saeed bin Nasser al-Ghamdi, kryetari i këshillit të organizatës Sindh për të drejtat e njeriut, i cili drejtohet nga një numër disidentësh sauditë (me qendër në Londër), njoftoi praninë e hetuesve të huaj dhe jo-sauditë për të marrë në pyetje palestinezët, të cilët me shumë gjasa janë spiunë të Mossadit. Duke theksuar këtë, ai tha se pyetjet e bëra për të burgosurit palestinezë janë pyetje të bëra nga izraelitët dhe nuk kanë asnjë lidhje me punët e brendshme të Arabisë Saudite. Abdul Qadir al-Murtada, kryetari i Komitetit të Punëve të Burgosurve në Jemen, gjithashtu mori pjesë në takim. Ai duke kujtuar ofertën e liderit të Ansarullah Abdul Malik al-Houthi për të liruar trupat saudite me të burgosurit palestinezë, tha se sauditët e kishin refuzuan ofertën e Abdul Malik al-Houthi. Në vitet e fundit, qeveria saudite ka bërë ndalime të gjera të palestinezëve që jetojnë në Arabinë Saudite, veçanërisht atyre të lidhur me Hamasin. Burime të opozitës Saudite raportuan muajin e kaluar se 160 palestinezë po mbaheshin në burgjet Saudite për shkak të anëtarësimit në lëvizjen Hamas.