Ismail Hanije paralajmëron rreth agresionit ndaj vendeve të shenjta palestineze
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i111624-ismail_hanije_paralajmëron_rreth_agresionit_ndaj_vendeve_të_shenjta_palestineze
Shefi i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka paralajmëruar për agresionet e fundit të sionistëve ndaj Xhamisë Al Aksa.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 20, 2021 10:38 Europe/Tirane
  • Ismail Hanije paralajmëron rreth agresionit ndaj vendeve të shenjta palestineze

Shefi i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka paralajmëruar për agresionet e fundit të sionistëve ndaj Xhamisë Al Aksa.

Faqja informative Al Ahd njoftoi se Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të Hamas, sot me anë të një mesazhi me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit, ka thënë: “Shpata e Kodsit është një tërmet në zemrën e regjimit sionist dhe epopeja heroike dhe fitorja e palestinezëve në betejën “Shpata e Kodsit”, është festa më e madhe e palestinezëve”.

Hanije ka theksuar: “Beteja “Shpata e Kodsit” është një kthesë e madhe në historinë e luftimeve me armikun sionist dhe ajo ka qenë si një tërmet politik, ushtarak dhe të sigurisë në zemrën e regjimit sionist. Armiku sionist me veprimet e veta gjatë këtyre ditëve në Kods dhe Xhami Al Aksa, po bënë përpjekje të mbulojë humbjet dhe disfatën e vet duke u munduar të ulë vlerën e kësaj fitore të palestinezëve. Forcat e Rezistencës tani kanë dispozicion parimet, iniciativën për veprim dhe forcën e duhur për të përcaktuar kohën dhe vendin e betejës dhe kjo fitore është regjistruar në memorien e njerëzve dhe ka ushtruar ndikim mbi të gjitha dimensionet e brendshme dhe të jashtme. Kodsi është në qendër të vëmendjes së Hamas dhe armiku sionist të mos përsërisë agresionin ndaj vendeve të shenjta”.