Hanije: Kem në robërim disa ushtarë sionistë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i112602-hanije_kem_në_robërim_disa_ushtarë_sionistë
Shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka deklaruar se çështja e shkëmbimit të robërve akoma është mbi tryezë dhe ne kemi të burgosur disa ushtarë sionistë në Rripin e Gazës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 10, 2021 16:46 Europe/Tirane
  • Hanije: Kem në robërim disa ushtarë sionistë

Shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka deklaruar se çështja e shkëmbimit të robërve akoma është mbi tryezë dhe ne kemi të burgosur disa ushtarë sionistë në Rripin e Gazës.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të Hamas, në një intervistë ekskluzive, ka theksuar: “Ne jemi në gjendje të luftës së plotë me pushtuesit izraelitë. Para betejës “Shpata e Kodsit” gjithashtu janë zhvilluar shumë beteja dhe në të gjitha ato ka qenë e shtruar çështja e shkëmbimit të robërve siç ishte rasti i Shalit të cilin nuk e kemi liruar për pesë vite derisa ata kanë liruar njëmijë të burgosur palestinezë dhe arabë. Pas betejës “Shpata e Kodsit”, regjimi sionist është munduar që çështjen e rindërtimit të Rripit të Gazës ta lidh me çështjen e robërve të luftës dhe të pretendojë në këtë mënyrë se rindërtimi i Gazës mund të ndodhë vetëm në rast të lirimit të ushtarëve sionistë të robëruar nga forcat palestineze. Përgjigja jonë është kjo që rindërtimi është një çështje e ndarë nga çështja e robërve dhe nuk mund të lidhen këto dy çështje me njëra-tjetrën. Rindërtimi i Rripit të Gazës duhet të ndodhë pa kurrfarë kushti, prandaj ne nuk e pranojmë që atë çfarë kemi marrë me “Shpatën e Kodsit” të na merret neve me shpatën e rindërtimit. Rezistenca me armën e rindërtimit të Gazës nuk heq dorë nga Kodsi. Gaza do të rindërtohet, të pranojë apo të mos e pranojë këtë armiku kurse mbrojtja e Xhamisë Al-Aksa dhe Kodsit do të jetë boshte i betejës së ardhshme të rezistencës”.