Hamas: Në luftën 12 ditore kemi sulmuar vetëm objektiva ushtarake
Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka deklaruar se në luftën 12 ditore të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës gjatë muajit maj, forcat e rezistencës kanë sulmuar vetëm bazat dhe objektivat ushtarake të regjimit sionist.
Qendra Informative e Palestinës njoftoi se lëvizja Hamas sot (të premten) me anë të një deklarate, ka theksuar: “Kemi përcjell me vëmendje raportin e Organizatës për Vëzhgimin e të Drejtave të Njeriut (HRW) në lidhje me luftën 12 ditore (Beteja e Kodsit) në kundërpërgjigja ndaj agresionit ushtarak të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës që rezultoi me vrasjen e 255 palestinezëve në mesin e tyre 39 grave dhe 68 fëmijëve si dhe plagosjen e 1.948 personave dhe shkatërrimin e tërësishëm dhe të pjesshëm të 41.648 shtëpive. Çështjet e theksuar në këtë raport kanë rëndësi të madhe siç është akuzimi i regjimit pushtues sionist për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit kundër popullatës palestineze në Rripin e Gazës, ndërsa theksojmë nevojën e domosdoshme për aktivizimin e Bashkësisë Ndërkombëtare për gjykimin dhe ndëshkimin e krerëve të regjimit sionist dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme për ndërprerjen e krimeve kundër popullit të Palestinës”.
Megjithëkëtë lëvizja Hamas ka kritikuar dhe hedhur poshtë akuzat e organizatës HRW në bazë të të cilave pretendohet se forcat e rezistencës kanë goditur objektiva civile, ndërsa ka theksuar se vetëmbrojtja dhe mbrojtja e vendeve të shenjta është e drejtë legjitime dhe parimore e popullit të Palestinës dhe forcat e rezistencës do të përdorë të gjitha mjetet e mundshme kundër regjimit pushtues sionist duke përfshirë edhe rezistencën e armatosur në përputhje me ligjet ndërkombëtare sepse kjo është e drejtë legjitime dhe e lejuar. Prandaj forcat e rezistencës për mbrojtjen e popullit të vet dhe për t’iu kundërpërgjigjur krimeve të armikut, ka goditur vetëm bazat dhe objektivat ushtarake të armikut”.
Hamas ka thënë se forcat e rezistencës në luftën 12 ditore kundër agresionit ushtarak të regjimit sionist ndaj Rripit të Gazës, ka bërë të gjitha përpjekjet e veta që të mos godas objektivat civile dhe gjithnjë kanë insistuar të rrisin precizitetin dhe fuqinë e raketave të veta në mënyrë që të godasë vetëm bazat dhe objektivat ushtarake të regjimit sionist.