Nasrullah: Biden po kërkonte një luftë civile në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i113016-nasrullah_biden_po_kërkonte_një_luftë_civile_në_afganistan
Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes libaneze Hezbollah tha: Presidenti amerikan Joe Biden po kërkonte një luftë civile në Afganistan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 18, 2021 04:45 Europe/Tirane
  • Nasrullah: Biden po kërkonte një luftë civile në Afganistan

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes libaneze Hezbollah tha: Presidenti amerikan Joe Biden po kërkonte një luftë civile në Afganistan.

Sipas agjencisë Al-Mayadin; "Seyyed Hassan Nasrallah", sekretari i përgjithshëm i lëvizjes libaneze Hezbullah, të martën në mbrëmje në një fjalim tha: Biden donte të fillonte një luftë civile në Afganistan duke krijuar një luftë midis talebanëve dhe forcave afgane. Shtetet e Bashkuara ende nuk e kuptojnë rajonin dhe po përsërisin gabimet e veta, tha Nasrullah. Presidenti i Shteteve të Bashkuara u detyrua të tërhiqte forcat e tij dhe ata u mundën dhe u poshtëruan dhe u larguan nga vendi. Biden ka thënë: Nuk është detyrë e amerikanëve që të luftojnë në emër të dikujt dhe ky mesazh u drejtohet atyre që presin të luftojnë në vendin e tyre dhe kombet e rajonit duhet të kuptojnë dimensionet strategjike. Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes Hezbullah gjithashtu theksoi: Rezistenca në Liban është pjesë e një fronti që ka mposhtur vazhdimisht planin amerikan dhe mbetet i fortë, siç dëshmuan ngjarjet e disa ditëve më parë.