E nëse Izraeli godet tankerët e naftës?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i113164-e_nëse_izraeli_godet_tankerët_e_naftës
Përveç efekteve pozitive për Libanin, hapi i ndërmarrë nga Hezbollahu, për të zgjidhur krizën e karburantit në Liban me ndihmën e Iranit, i ka përballur aleatët e Shteteve të Bashkuara, në veçanti regjimin sionist, me një problem të madh.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 21, 2021 16:25 Europe/Tirane
  • E nëse Izraeli godet tankerët e naftës?

Përveç efekteve pozitive për Libanin, hapi i ndërmarrë nga Hezbollahu, për të zgjidhur krizën e karburantit në Liban me ndihmën e Iranit, i ka përballur aleatët e Shteteve të Bashkuara, në veçanti regjimin sionist, me një problem të madh.

Importimi i karburantit nga Republika Islamike nuk është as një sfidë dhe as një konkurrencë e brendshme, por një furnizim me oksigjen në një kohë kur Libani po mbytet, shkroi gazeta libaneze Al-Akhbar. Në rrethanat kur Uashingtoni dhe aleatët e tij po planifikojnë një komplot të ri kundër interesave të Libanit, logjika thotë se qeveria libaneze duhet të përafrohet me vendimin e Rezistencës për të importuar karburant nga Irani dhe t'i besojë këtij të fundit për të zgjidhur krizën që ka shkatërruar jetesën e mijëra libanezëve në të gjithë vendin. Ndërsa vendimi i Riyad Salameh, guvernator i Bankës Qendrore të Libanit, për të hequr subvencionet e karburantit ka shtuar zemërimin e popullit libanez dhe ka shkaktuar indinjatë të gjerë në vend, hapi vendimtar i ndërmarrë nga Hezbollahu do të zvogëlojë në mënyrë drastike kostot krizës në Liban. Në fjalimin e tij të enjten, më 19 gusht, Sejed Hasan Nasrallah caktoi gjithashtu vijën e kuqe të Hezbollahut mbi anijet iraniane, duke paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin kundër çdo sulmi ndaj anijeve që ai thekson se sapo ato të nisen janë pjesë e integritetit territorial të Libanit. Situata politike po përkeqësohet në Liban mes kërcënimeve të tjera nga aleatët amerikanë, përfshirë guvernatorin e Bankës Qendrore Riyad Salameh dhe shoqëruesit e tij, të cilët thonë se importet e karburantit nga Irani nënkuptojnë më shumë sanksione amerikane kundër Libanit dhe përfundimin e kthimit të depozitave libaneze jashtë vendit. Sidoqoftë, aleatët e Uashingtonit në Liban duket se kanë harruar se veprimet e SHBA dhe Evropës kundër bankave libaneze filluan në vitin 2019 dhe nuk kanë asnjë lidhje me importet e karburantit nga Irani. Pika kryesore në reagimet, pro dhe kundër, ndaj deklaratave të Sejed Hasan Nasrallah është qëndrimi i mbajtur nga sionistët dhe shqetësimi i ngritur mes tyre për shkak të importimit të karburantit nga Irani në Liban dhe paralajmërimet e Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollah për Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Ekspertët besojnë se regjimi sionist aktualisht po kalon një provë të vështirë: nga njëra anë, ai synon të parandalojë thyerjen e bllokadës kundër Libanit, dhe nga ana tjetër, nuk është në gjendje të veprojë kundër cisternave iraniane që transportojnë karburant në Liban. Në fakt, sionistët janë të vetëdijshëm për faktorët që i detyrojnë ata të tërhiqen, sepse përveç përgjigjes vendimtare të Republikës Islamike të Iranit ndaj çdo sulmi ndaj anijeve iraniane, ata do të përballen me një reagim të ashpër nga Hezbollahu çka mund të nisë një luftë e re. Ndërkohë, heshtja dhe refuzimi i çdo kërcënimi duket se janë zgjidhjet më të mira për regjimin sionist, i cili përballet me dy opsione, njëri më i vështirë se tjetri: sulmimi i anijeve iraniane ose tërheqja nga çdo veprim provokues. Megjithëse zyrtarët izraelitë ende nuk i janë përgjigjur lëvizjes së cisternave iraniane drejt Libanit, mediat sioniste tashmë po shprehin shqetësime në lidhje me pasojat e zgjidhjes së krizës së karburantit në Liban nga Irani. Paralakmërimi i Nasrallah kundër çdo sulmi ndaj anijeve iraniane po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm pasi e parandalon Izraelin nga llogaritjet e gabuara. Në këtë drejtim, uebfaqja Israel Defence pohon se “Nasrallah e vuri Izraelin në një darë; nëse ushtria izraelite sulmon anijet, ajo akuzohet nga populli libanez se ka parandaluar zgjidhjen e krizës së karburantit në Liban. Prandaj Hezbollahu do rimarrë imazhin e tij si një grup luftarak që lufton kundër Izraelit ”. Prandaj, gabimi më i vogël i regjimit sionist dhe i amerikanëve do të shkatërrojë planet amerikano-sioniste për të rrënuar popullaritetin e Hezbollahut dhe për ta prezantuar Rezistencën si shkakun e krizës ekonomike në Liban. Sionistët gjithashtu kanë frikë se ardhja e cisternave iraniane në Liban do të çojë në rritjen e popullaritetit të Republikës Islamike të Iranit tek libanezët.