Forcat jemenase çlirojnë 1,200 km2 në provincën Ma’rib
Forcat jemenase kanë arritur të çlirojnë një sipërfaqe prej 1.200 kilometrash katrorë në avancimet e tyre të fundit kundër mercenarëve të koalicionit agresor të udhëhequr nga Arabia Saudite në provincën naftëmbajtëse Ma'rib.
"Njësitë jemenase arritën të çlirojnë plotësisht rajonet Mahlijah dhe al-Rahba gjatë fazës së tretë të operacionit al-Nasr al-Mubin (Fitorja e sigurt)," tha të shtunën zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, gjeneral brigade JahJa Sarei, në një konferencë shtypi. Duke vlerësuar rolin e fiseve lokale në operacionin për çlirimin dhe pavarësinë e Ma’rib, Sarei tha se 151 mercenarë besnikë të koalicionit saudit u vranë ose u plagosën gjatë operacionit dhe disa prej tyre u kapën rob nga Ushtria Jemenase dhe komitetet popullore aleate. Ai gjithashtu bëri të qartë se forcat jemenase janë "të vendosura për çlirimin e të gjitha territoreve të Jemenit, në mënyrë që të arrijnë lirinë, dinjitetin dhe pavarësinë e popullit tonë".