Mbërritja e cisternave iraniane të karburantit në Liban
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i114180-mbërritja_e_cisternave_iraniane_të_karburantit_në_liban
Mediat libaneze raportuan se cisternat iranianë me karburant kanë hyrë në Liban. Rrjeti informativ Liban 24 raportoi të enjten se cisternat iraniane me naftë kishin hyrë në zonën Hush al-Sejed Ali në qytetin libanez të Al-Hermel.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 16, 2021 15:46 Europe/Tirane
  • Mbërritja e cisternave iraniane të karburantit në Liban

Mediat libaneze raportuan se cisternat iranianë me karburant kanë hyrë në Liban. Rrjeti informativ Liban 24 raportoi të enjten se cisternat iraniane me naftë kishin hyrë në zonën Hush al-Sejed Ali në qytetin libanez të Al-Hermel.

Sejed Hasan Nasrallah, Sekretar i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, në një mesazh të Mërkurën mbrëma shkroi: "Jam informuar për tubime të popullit  në qytetet Balbek dhe Hermel për të mirëpritur karvanin e cisternave me karburant, por i kërkoj popullit dhe funksionarëve të Hezbollahut që  për të ruajtur sigurinë e të gjithëve dhe për të lehtësuar procesin e transferimit në mënyrën më të mirë të mundshme, të mos mbajnë asnjë tubim publik". Ministri libanez i Punës Mustafa Bajram tha me këtë rast se "sot është thyer një bllokadë historike dhe mizore". "Me ardhjen e cisternave iranianë të naftës, Libani theu një bllokadë historike dhe mizore, gjë që vendet e tjera nuk kanë arritur ta bëjnë," tha ai. Këtë të enjte në mëngjes, katër autokolona të përbëra nga 80 cisterna të ngarkuara me karburant iranian të porositur nga Hezbollah mbërritën në këtë vend në përpjekje për të rikuperuar mungesat serioze në Liban. Automjetet, të parët që mbërritën në Liban, erdhën nga Siria, ku ngarkesa e anijes së parë iraniane u shkarkua të martën në portin sirian Banias. Kjo nismë e Hezbollahut hapi një korridor detar të Rezistencës përtej Mesdheut, një korridor tokësor që lidh Iranin me Libanin. Kriza e karburantit në Liban është intensifikuar javët e fundit, me ndërprerjet e energjisë duke detyruar disa spitale, furra buke, kompani dhe shërbime të tjera bazë të mbyllen, dhe populli libanez të protestojë vazhdimisht.