Anija e tretë me karburante e Iranit niset drejt Libanit
Shtator 20, 2021 09:50 Europe/Tirane
Qendra për Vëzhgimin e Anijeve të Naftës ka deklaruar se anija e tretë transportuese e naftës së Iranit është nisur drejt Libanit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Qendra për Vëzhgimin e Anijeve Transportuese të Naftës (TankerTrackers), ditën e diele në një mesazh në Twiter, ka deklaruar se anija e tretë transportuese e naftës nga Irani është nisur drejt Libanit për dërgimin e karburanteve të nevojshme.
Në vazhdim të këtij mesazhi në Twitter thuher: “Këto ngarkesa mund të reduktojnë dukshëm krizën e krijuar si rezultat i mungesës së madhe të karburanteve dhe burimeve të energjisë në Liban.
Tags