Amerika kërcënon Libanin me sanksione
Njëkohësisht me arritjen e ngarkesave me karburante nga Irani në Liban, Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërcënuar Libanin me vendosjen e sanksioneve.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Departamenti Amerikan i Shtetit me anë të deklaratave ndërhyrëse, ka paralajmëruar se importimi i karburanteve nga Irani nuk është në dobi të Libanit dhe pretendoi se aktivitetet e Hezbullahut dobësojnë institucionet libaneze dhe Libani mund të përballet me sanksione.
Geraldine Griffith, zëdhënësi rajonal i DASH, ka theksuar: “Nga pikëpamja e Joe Biden, presidentit të Amerikës, importimi i energjisë dhe naftës nga Irani, nuk është në dobi të Libanit”.
Ai gjithashtu ka thënë: “Libani po vuan nga shumë kriza, prandaj për mënjanimin e nevojave emergjente, Libani duhet të bashkëpunojë me Bashkësinë Ndërkombëtare”.
Kjo është në kohën kur personalitete dhe grupe politike si dhe analistë të ndryshëm brenda dhe jashtë Libanit besojnë se me hyrjen e cisternave të karburanteve nga Republika Islamike e Iranit në Liban, janë prishur llogaritjet e SHBA-ve dhe është thyer bllokada ekonomike e Uashingtonit kundër Bejrutit.