Kryengritja e qytetarëve në jug të Jemenit kundër agresionit saudit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i114392-kryengritja_e_qytetarëve_në_jug_të_jemenit_kundër_agresionit_saudit
Popullata e provincave në jug të Jemenit është ngritur në këmbë kundër agresionit ushtarake të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ka kërkuar largimin e forcave agresore nga Jemeni.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 21, 2021 10:01 Europe/Tirane
  • Kryengritja e qytetarëve në jug të Jemenit kundër agresionit saudit

Popullata e provincave në jug të Jemenit është ngritur në këmbë kundër agresionit ushtarake të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ka kërkuar largimin e forcave agresore nga Jemeni.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se përdoruesit e rrjeteve sociale të Jemenit sot (të martën) kanë bërë trend hashtagun “Adeni bënë kryengritje kundër forcave agresore të EBA dhe kanë dënuar krimet e koalicionit të Arabisë Saudite ndaj Jemenit.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shkruar se Emiratet e Bashkuara Arabe janë të urryera pranë popullit të Jemenit dhe vetëm mercenarët dhe tradhtarët e Këshillit Tranzitiv dhe Mansur Hadi bashkëpunon me EBA.

Gjithashtu, fiset e provincës Shabva kanë lidhur besën për hakmarrja nga mercenarët e EBA dhe Arabisë Saudite. Aktivistët e fushave të ndryshme në provincat jugore të Jemenit kanë dënuar veprimin kriminal të militantëve mercenarë të Këshillit Tranzitiv të mbështetur nga EBA për rrëmbimin e shtatë qytetarëve jemenas dhe kanë kërkuar lirimin e pakusht të atyre qytetarëve.