Bin Habtur: Jemenasit nuk e pranojnë planin e Amerikës
Kryeministri i qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit ka theksuar se pala jemenase në asnjë mënyrë nuk e pranojnë projektin e Amerikës dhe ka thënë se revolucioni i 21 shtatorit e ka zemëruar armikun sionist për shkak të solidaritetit të popullit jemenas me Palestinën.
Kanali televiziv Al Masira njoftoi se Abdulaziz bin Habtur, kryeministri i qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit, gjatë fjalës së tij me rastin e shtatë vjetorit të revolucionit të këtij vendi, ka thënë: "Populli i Jemenit në vazhdën e revolucionit të 21 shtatorit, do të vazhdojë të rezistojë përball agresionit ushtarak të armiqve. Nëse revolucioni i 21 shtatorit nuk do të ndodhte, armiku nuk do ta mbyllte aeroportin dhe portin Al Hudejda dhe nuk do ta transferonte Bankën Qendrore në Aden dhe në fund nuk do të vendoste bllokadë të hekurt ndaj popullit jemenas. Revolucioni i popullit jemenas nuk është kundër askujt dhe nuk synon të hakmerret ndaj askujt. Një popull i cili ka mundur të rezistojë për shtatë vite, për të luftuar kundër agresionit të huaj, do të rezistojë edhe për shtatë vite të tjera".