Avionët luftarak të koalicionit saudit bombardojnë rajone të ndryshme në Jemen
Avionët luftarakë të koalicionit agresor saudit dhjetëra herë kanë bombarduar pozicionet e forcave të ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit në dy provinca të këtij vendi.
Faqja informative e qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit njoftoi se avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite ditën e hënë 36 herë kanë bombarduar rajone të ndryshme të provincave Al-Xhuf dhe Marib të Jemenit.
Avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite 27 herë kanë bombarduar vetëm dy qytetet Harib dhe Al-Xhube në jug të provincës Marib, dy qytete këto të cilat së fundi janë çliruar nga forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit dhe forcat jemenase po vazhdojnë avancimin e tyre drejt qytetit Marib.
Sipas burimeve ushtarake jemenase, pesë sulme ajrore janë kryer në qytetin Madghal dhe Sirvah në perëndim qytetit Marib kundër pozicioneve të forcave të rezistencës popullore. Ndërsa tre sulme të tjera ajrore janë kryer gjithashtu në rajonin Al-Khanxhar në rrethin Khob dhe Sha’f në provincën Al-Xhuf dhe një sulm ajror është kryer në rrethin Al-Khazm.