Sulme të rënda nga avionët luftarak të koalicionit saudit në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i114920-sulme_të_rënda_nga_avionët_luftarak_të_koalicionit_saudit_në_jemen
Burimet e mediave raportuan 32 sulme nga avionët luftarakë të koalicionit saudit në pjesë të ndryshme të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 02, 2021 05:36 Europe/Tirane
  • Sulme të rënda nga avionët luftarak të koalicionit saudit në Jemen

Burimet e mediave raportuan 32 sulme nga avionët luftarakë të koalicionit saudit në pjesë të ndryshme të Jemenit.

Sipas agjencisë Al-Masira të Shtunën, në orët e fundit, avionët luftarakë të koalicionit saudit kanë bombarduar 25 herë qytetet Al-Juba, Jabal Murad dhe Sarvah në provincën Ma'rib. Në pesë raste, avionët luftarakë të koalicionit saudit shënjestruan qytetet Khub ëa al-Shaf dhe al-Hazm. Sipas raportit, zona Vadi Jareh në provincën Jouf gjithashtu ishte shënjestruar dy herë nga avionët luftarakë të koalicionit saudit. Ndërkohë, burimet ushtarake jemenase raportuan se forcat e lidhura me koalicionin saudit gjatë natës shkelën 294 herë armëpushimin në al-Hudaidah. Ndërsa dje pesë civilë u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën nga zjarri i artilerisë nga ushtria saudite në zonën Al-Raqo të provincës Saada. Koalicioni saudit ka filluar një ofensivë ushtarake kundër Jemenit që nga marsi i vitit 2015, agresion i cili nuk ka sjellë asgjë tjetër përveç shkatërrimit dhe vrasjeve në këtë vend.