Grupet palestineze: Udhëtimi i zyrtarit sionist në Bahrejn, tradhti ndaj Islamit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i114922-grupet_palestineze_udhëtimi_i_zyrtarit_sionist_në_bahrejn_tradhti_ndaj_islamit
Grupet palestineze në një deklaratë të përbashkët dënuan vizitën e ministrit të jashtëm izraelit në Bahrejn, duke e quajtur atë një tradhti ndaj Islamit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 02, 2021 09:06 Europe/Tirane
  • Grupet palestineze: Udhëtimi i zyrtarit sionist në Bahrejn, tradhti ndaj Islamit

Grupet palestineze në një deklaratë të përbashkët dënuan vizitën e ministrit të jashtëm izraelit në Bahrejn, duke e quajtur atë një tradhti ndaj Islamit.

Sipas Agjencisë Turke Anatoliane të Lajmeve, një deklaratë e përbashkët e Lëvizjes Palestineze të Rezistencës Islamike (Hamas), Xhihadit Islamik, Komiteteve të Rezistencës, Rezistencës Popullore, Frontit të Luftës Popullore, grupit Muxhahidin dhe Liridashës, deklaroi se vizita e ministrit të Jashtëm izraelit Yair Lapid në Bahrejn dhe hapja e ambasadës sioniste në Manama, është një tradhti ndaj Islamit, etnisë arabe dhe popullit të Palestinës dhe Bahreinit.  Deklarata shtoi se këmbëngulja e çuditshme për të hyrë në katrahurën e normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist zbulon shkallën e kolapsit moral që përfshirë regjimet komprometuese. Sipas kësaj deklarate të përbashkët nga grupet palestineze, akti i pacipë i hapjes së ambasadave sioniste në kryeqytetet arabe, bie ndesh me aspiratat e kombeve arabe të etur për të çliruar Palestinën dhe për t'i shpëtuar pushtimit sionist. Grupet palestineze theksuan se veprime të tilla nga sionistët arabë do të shkaktonin më shumë mëri, poshtërim dhe urrejtje të kombeve ndaj regjimit okupues të Kodsit dhe se të tilla  veprime nuk do të ishin në gjendje t’i mbronte ata. Ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid të enjten udhëtoi në Bahrejn për të hapur ambasadën e rreme dhe të paligjshme të regjimit sionist në Manama dhe u takua me mbretin Hamad bin Isa Al Khalifa.