Dërgimi i fasuleve të kalbura nga Amerika në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i115020-dërgimi_i_fasuleve_të_kalbura_nga_amerika_në_jemen
Zyrtarët e lëvizjes jemenase Ansarullah thonë se Kombet e Bashkuara kohët e fundit dërguan 11,000 ton fasule të kalbura amerikane në portin jemenas al -Hudaidah.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 04, 2021 05:33 Europe/Tirane
  • Dërgimi i fasuleve të kalbura nga Amerika në Jemen

Zyrtarët e lëvizjes jemenase Ansarullah thonë se Kombet e Bashkuara kohët e fundit dërguan 11,000 ton fasule të kalbura amerikane në portin jemenas al -Hudaidah.

Sipas rrjetit Al-Masira, grupet përkatëse raportuan të Dielën se kishin zbuluar qindra ngarkesa me bizele dhe fasule të kalbura. Ndihma u sigurua përmes Programit të Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe u dërgua nga Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina. Sipas zyrtarëve jemenas, dërgesa e ushqimit të kalbur nuk mund të përdoret për shkak të krimbave. Ushqimi i kalbur po dërgohet ndërsa Jemeni gjatë gjashtë viteve të fundit ka qenë nën rrethim nga koalicioni pushtues saudit. Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa vende të tjera, ka filluar pushtimin ushtarak të Jemenit që nga marsi 2015, ndaj të cilit ka vendosur një rrethim tokësor, detar dhe ajror. Shpërthimi i luftës nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj në Jemen deri më tani ka vrarë më shumë se 17,000 jemenas, ka plagosur me dhjetëra mijëra dhe ka zhvendosur miliona jemenas. Agresioni ushtarak saudit gjithashtu e ka lënë vendin e varfër të Jemenit, me mungesë të madhe ushqimi dhe ilaçesh.