Forcat jemenase rrëzojnë dronin amerikan RQ-20 Puma
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i115228-forcat_jemenase_rrëzojnë_dronin_amerikan_rq_20_puma
Forcat e ushtrisë jemenase, të mbështetura nga luftëtarët aleatë nga Komitetet Popullore, kanë zbuluar dhe kanë rrëzuar një dron amerikan të tipit RQ-20 Puma ndërsa po fluturonte mbi një zonë në rajonin kufitar jugor të Arabisë Saudite, Xhizan, afër kufirit me Jemenin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 07, 2021 16:21 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase rrëzojnë dronin amerikan RQ-20 Puma

Forcat e ushtrisë jemenase, të mbështetura nga luftëtarët aleatë nga Komitetet Popullore, kanë zbuluar dhe kanë rrëzuar një dron amerikan të tipit RQ-20 Puma ndërsa po fluturonte mbi një zonë në rajonin kufitar jugor të Arabisë Saudite, Xhizan, afër kufirit me Jemenin.

Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, gjeneral brigade Jahja Sarei tha në një postim të publikuar në faqen e tij në Twitter se njësitë e mbrojtjes ajrore të Jemenit rrëzuan mjetin ajror pa pilot ndërsa ai ishte në një mision zbulimi të enjten në mbrëmje. Ai shtoi se zyra mediatike e Qendrës së Komandës së Operacioneve të Jemenit do të publikojë pamjet video të operacionit brenda orëve të ardhshme. Zhvillimi erdhi një ditë pasi Sarei tha se forcat jemenase dhe aleatët e tyre kishin rrëzuar një dron spiun të udhëhequr nga Arabia Saudite ndërsa po fluturonte mbi rajonin al-Xhubah në provincën qendrore të Jemenit, Ma'rib. Sarei e identifikoi dronin e rrëzuar si një mjet ajror pa pilot CH-4 i prodhuar nga Kina.