Ushtria e Jemenit çliron 600 km² në Ma'rib
'Agimi i Fitores' është kodi i operacionit të fundit ushtarak të ushtrisë Jemenase, në të cilën forcat e armatosura të Jemenit, të mbështetura nga fiset vendase, arritën të çlirojnë 600 kilometra katrorë nga forcat e mbështetura nga Arabia Saudite në provincën strategjike Ma'rib.
Deri më tani, mijëra forca armike janë vrarë ose plagosur gjatë operacionit. Ushtria është zotuar të kryejë operacione të mëtejshme kundër koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite derisa të arrihet një çlirim i plotë i të gjithë tokës jemenase. Pas operacionit "Agimi i Fitores", burimet ushtarake thanë se forcat e armatosura të Jemenit kanë çliruar të gjithë rajonin Al-Xhuba nga forcat e mbështetura nga Arabia Saudite në jug të Ma'rib. Për shumë muaj, ushtria e Jemenit ka intensifikuar operacionet e saj për të çliruar krahinën e pasur me naftë të Ma'rib nga forcat e mbështetura nga Arabia Saudite. Ekspertët ushtarakë thonë se ushtria jemenase tani po rrethon Ma'ribin nga të gjitha anët, gjë që do të detyrojë forcat e mbështetura nga Arabia Saudite të dorëzohen.