Kush po e shtyn Libanin drejt kaosit?
Elementët e armatosur të partisë Forcat Libaneze (FL), të udhëhequr nga Samir Xhexhe, pranojnë se ngjarjet në lagjen Tajuneh, në periferi të Bejrutit, ishin të paramenduara.
Luftimet në rrugë në Bejrut të enjten (14 tetor) pas të shtënave gjatë një demonstrate vranë shtatë vetë. Funerali i tyre u bë të Premten, e shpallur ditë zie kombëtare. Në këtë kuadër, ushtria libaneze arrestoi një numër individësh të armatosur të lidhur me partinë Forcat Libaneze të Samir Xhexhe. Disa nga të pandehurit pranuan se kishin përgatitur ngjarjet në Tajuneh. Demonstruesit po protestonin për ndërhyrjen e SHBA në procesin e hetimit të shpërthimit në portin e Bejrutit, kur snajperë të panjohur hapën zjarr mbi turmën. Në një deklaratë, Hezbollah dhe partia Amal u bënë thirrje mbështetësve të tyre për vetëpërmbajtje, duke shtuar se sulmi ndaj protestuesve kishte për qëllim të fuste Libanin në një komplot shkatërrues. Për të thënë të vërtetën kjo luftë "civile", të cilën e filloi milicia e agjentit sionist Samir Xhexhe, të cilët qëlluan mbi protestuesit libanezë që kundërshtuan gjykatësin pro-amerikan Tarek Bittar, amerikanët e kishin kërkuar atë që të nesërmen e shpërthimit të dyfishtë në Bejrut. Por skenari i tyre dështoi në mënyrë të mjerueshme nga të pavërtetat, kontradiktat dhe pasaktësitë e tij groteske. Plumbat e Samir Xhexhe që u gjuajtën kundër turmës dhe që shkaktuan shtatë të vdekur dhe 60 të plagosur, është çmimi që duhet paguar nga libanezët që nuk janë zmbrapsur, është hakmarrje nga boshti SHBA / Izrael për faktin se janë detyruar të humbin dhe në mënyrën më të keqe të mundshme, është përpjekja e tyre krejt absurde për të shtuar gjakderdhjen. Korridori detar energjetik Iran-Siri-Liban i cili lindi me perspektivën e pavarësisë energjetike të Libanit, dhe amerikanët dhe izraelitët e dinë se Nasrallah dhe libanezët nuk do të ndalen këtu dhe se në një mënyrë ose në një tjetër, ata do të përfshijnë Iranin në sektorin e energjisë, ata do të sigurojnë që iranianët të ndërtojnë termocentrale për Libanin në kundërshtim me sanksionet amerikane, se ata do të kalojnë nën hundën dhe mjekrën e Izraelit, se libanezët do të shfrytëzojnë pasurinë e tyre në det, dhe kjo do të thotë se Libani do të bëhet një vend me gaz dhe regjimi sionist nuk do të mundet t'i vjedhë Libanit bllokun 9. Ambasada amerikane dhe agjenti Xhexhe nuk mund ta fusin Libanin në luftë civile nëpërmjet Tarek Bittar, ashtu siç nuk mundën duke hedhur në erë Bejrutin.