Mukeda Sadr fitues i zgjedhjeve parlamentare të Irakut
(last modified Sun, 17 Oct 2021 13:14:47 GMT )
Tetor 17, 2021 15:14 Europe/Tirane
  • Mukeda Sadr fitues i zgjedhjeve parlamentare të Irakut

Lideri i lëvizjes politike “Sadr” të Irakut duke deklaruar pranimin e rezultateve të reja të shpallura nga Komisioni i Lartë i Zgjedhjeve të Irakut, ka theksuar: “Fraksioni Sadr është fraksioni më i madh parlamentar dhe synon formimin e një qeverie në shërbim të popullit”.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se me shpalljen e rezultateve të numërimit me dorë të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Irakut nga ana e Komisionit të Lartë të Zgjedhjeve, lëvizja politike Sadr e udhëhequr nga Mukteda Sadr, me 73 kursi të fituara, është pozicionuar në krye të partive politike dhe ai sot me publikimin e një mesazhi në Twitter, ka deklaruar: “Ne i pranojmë rezultatet e zgjedhjeve. Ne i pranojmë rezultatet e shpallura nga ana e Komisionit të Lartë të Zgjedhjeve dhe çfarëdo që të jenë ato rezultate, ne do t’i pranojmë ato dhe kërkojmë nga grupet dhe partitë politike shiite, sunite, kurde dhe nga minoritetet e Irakut që të bashkëpunojnë për formimin e qeverisë së bashku me lëvizjen Sadr”.

Lëvizja politike Sadr në zgjedhjet e pesta të Parlamentit të Irakut ka fituar 73 kursi dhe është pozicionuar në pozitë më të lartë nga partitë dhe koalicionet politike rivale, por akoma ka nevojë për aleatë të tjerë që ta formojë qeverinë e re të Irakut.