Populli irakian proteston kundër rezultateve të zgjedhjeve parlamentare
Njerëzit në kryeqytetin irakian Bagdad, Basra, Nasiria dhe pjesë të tjera të vendit demonstruan të dielën në mbrëmje për të protestuar ndaj rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.
Rrjeti informativ Al-Mayadin raportoi: "Këto protesta udhëhiqen nga koalicioni Fatah dhe grupet e rezistencës në shenjë proteste ndaj rezultateve të zgjedhjeve." Protestuesit këmbëngulin se shifrat e dhëna nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë të pasakta. Një grup demonstruesish bllokuan rrugën nga Bagdadi në Babiloni në Irakun jugor dhe kërkuan një rinumërim manual të votave. Komisioni Zgjedhor irakian njoftoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të shtunën në mbrëmje, por theksoi se ky rezultat mund të kundërshtohet. Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, Mohammed al-Baldavi, anëtar i koalicionit shi'it Fatah të udhëhequr nga Hadi al-Ameri, tha se palët e huaja kishin njollosur imazhin e zgjedhjeve parlamentare të Irakut dhe se rezultatet e zgjedhjeve ishin një komplot i madh kundër Njësive të Mobilizimit Popullor të njohura si Hashd al-Shaabi. Ndërkohë, Lideri i lëvizjes politike “Sadr” të Irakut duke deklaruar pranimin e rezultateve të reja të shpallura nga Komisioni i Lartë i Zgjedhjeve të Irakut, ka theksuar: “Fraksioni Sadr është fraksioni më i madh parlamentar dhe synon formimin e një qeverie në shërbim të popullit”. Lëvizja politike Sadr në zgjedhjet e pesta të Parlamentit të Irakut ka fituar 73 korsi dhe është pozicionuar në pozitë më të lartë nga partitë dhe koalicionet politike rivale, por akoma ka nevojë për aleatë të tjerë që ta formojë qeverinë e re të Irakut.