Huthi: Lufta e Jemenit për liri dhe pavarësi është e pakompromis
Udhëheqësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, Abdul-Malik al-Huthi, deklaroi se përpjekja e popullit të Jemenit për të arritur lirinë dhe pavarësinë është e pakompromis, dhe i kërkoi kombit që të vazhdojë të kundërshtojë agresionin saudit të mbështetur nga SHBA.
Në një fjalim nëpërmjet video-konferencës të hënën me rastin e përvjetorit të lindjes së Profetit Muhamed (s.a.v.s.), Huthi tha se populli jemenas është i frymëzuar nga jeta dhe vepra e Profetit (s.a.v.s) dhe i ndriçuar nga udhëzimet e tij në përpjekjen për t'i dhënë fund hegjemonisë së arrogancës. Ai vlerësoi pjesëmarrjen masive të njerëzve që dolën në rrugët e Sana’as dhe provincave të tjera të Jemenit për të shënuar këtë festë të madhe. Huthi i bëri thirrje popullit jemenas që "të vazhdojnë përpjekjet e tij për t'u përballur me agresionin brutal Amerikano-Saudit", duke theksuar: "Ne nga aspekti fetar jemi të detyruar ta përballojmë agresionin me vendosmëri derisa të hiqet rrethimi dhe të përfundojë agresioni dhe okupimi." Ai theksoi se përpjekjet e jemenasve për të arritur lirinë dhe pavarësinë janë "një luftë e shenjtë për hir të Zotit që nuk do të komprometohet kurrë".