Hamas: Rezistenca popullore, nuk përjashton rezistencën e armatosur
Anëtari i zyrës politike të Hamas ka deklaruar se rezistenca popullore nuk përjashton rezistencën e armatosur dhe ka thënë se po ndjehet nevoja për një udhëheqje të përbashkët.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Musa Abu Marzuk, anëtar i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës, sot (të enjten) ka deklaruar: “Deri më tani nuk është arritur kurrfarë marrëveshje ose kontrate për shkëmbimin e robërve të luftës nëpërmjet negociatave jo të drejtpërdrejta me regjimin sionist. Të burgosurit palestinezë janë në listën e marrëveshjes së ardhshme speciale për shkëmbimin e robërve të luftës. Me fitoren përsëri të rezistencës popullore, kemi rënë dakord dhe nuk është zbatuar asgjë. Çdo qeveri e unitetit palestinez ka nevojë për një autoritet. Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) synon një shkëmbim të respektueshëm të robërve të luftës në mënyrë që të lirojë një numër sa më të madh të të burgosurve palestinezë”.
Abdullah Abdullah, anëtar i lëvizjes Fatah, gjithashtu ka thënë: “Udhëheqja e Palestinës (Autoriteti Autonom i Palestinës) po shqyrton mënyrën e përballjes me pushtimin dhe arritjen e unitetit me perspektiv për periudhën e ardhshme. Rezistenca popullore po vazhdon dhe do ta mbështesim atë me të gjitha mjetet dhe mundësit që kemi në dispozicion. Hamasi ka tetë anëtarë aktiv në Këshillin Qendror të Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe mund të marrë pjesë në takimin e ardhshëm”.