Mikati shpreh keqardhje për vendimet saudite mbi ambasadorët
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i116430-mikati_shpreh_keqardhje_për_vendimet_saudite_mbi_ambasadorët
Kryeministri libanez shpreh keqardhje për vendimin e zyrtarëve sauditë për t'i dhënë ambasadorit libanez një afat për t'u larguar nga Riadi dhe për të tërhequr ambasadorin e vet nga Bejruti.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 30, 2021 06:08 Europe/Tirane
  • Mikati shpreh keqardhje për vendimet saudite mbi ambasadorët

Kryeministri libanez shpreh keqardhje për vendimin e zyrtarëve sauditë për t'i dhënë ambasadorit libanez një afat për t'u larguar nga Riadi dhe për të tërhequr ambasadorin e vet nga Bejruti.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars të shtunën; Kryeministri libanez Najib Mikati në përgjigje të një vendimi të zyrtarëve të Riadit pas një deklarate të fundit të ministrit libanez të Informacionit që dënonte sulmet e koalicionit saudit në Jemen tha: Përpjekjet për të rivendosur lidhjet historike midis Libanit dhe vëllezërve të tij arabë kanë qenë gjithmonë një prioritet për Bejrutin. Mikati u bëri thirrje vendeve arabe që të punojnë për ruajtjen e kohezionit arab dhe tejkalimin e krizës në rajon, duke shtuar se Libani do të vazhdojë kontaktet për të adresuar krizën në rajon dhe pasojat e saj. Ministri libanez i Informacionit George Kardahi javën e kaluar në një program televiziv duke dënuar veprimet dhe sulmet e koalicionit agresor saudit në Jemen tha: Lëvizja Ansarullah në vitet e fundit ka mbrojtur vetëm veten dhe popullin jemenas kundër agresorëve. Kardahi bëri thirrje gjithashtu për t'i dhënë fund agresionit të koalicionit saudit në Jemen. Pas komenteve të Kardahit, zyrtarët e Riadit të premten i dhanë ambasadorit libanez në vend 48 orë për t'u larguar nga Arabia Saudite. Zyrtarët sauditë thirrën gjithashtu ambasadorin e tyre në Bejrut dhe ndaluan importimin e të gjitha mallrave libaneze në Arabinë Saudite.