Emiratet e Bashkuara Arabe mbështesin Arabinë Saudite në tensionet me Libanin
Emiratet e Bashkuara Arabe vendosën të dëbojnë diplomatët e tyre nga Libani në mbështetje të Arabisë Saudite.
Sipas rrjetit Al-Mayadin, Khalifa Shahin Al-Marar, Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, tha të shtunën se vendimi për tërheqjen e diplomatëve të këtij vendi nga Libani ishte marrë në solidaritet me Arabinë Saudite. Ai bëri të ditur se konsullata e Emirateve të Bashkuara Arabe është ende e hapur dhe qendra e lëshimit të pasaportave është aktive në disa prej përfaqësive të vendit në Bejrut. Valid al-Bukhari, ambasadori saudit në Liban i thirrur nga Riadi, u largua nga Bejruti të shtunën. Bahrejni dhe Kuvajti, në mbështetje të Arabisë Saudite, tërhoqën ambasadorët e tyre nga Bejruti dhe bënë thirrje për largimin e diplomatëve libanezë. Ministri libanez i Informacionit George Kardahi në një program televiziv të transmeuar të hënën e kaluar dënoi veprimet dhe luftërat e koalicionit agresor saudit në Jemen, duke thënë se lufta e Jemenit është një luftë e kotë dhe duhet të ndalet. Ai thaksoi: "Populli jemenas po mbrohet. Pse duhet sulmuar një komb i tillë?