Ministri i jashtëm i Libanit: Qeveria Mikati nuk jep dorëheqje
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i116532-ministri_i_jashtëm_i_libanit_qeveria_mikati_nuk_jep_dorëheqje
Ministri i punëve të jashtme të Libanit në lidhje me tensionet e krijuara nga ana e Riadit në marrëdhëniet me Bejrutin, ka thënë se qeveria e Naxhib Mikati kurrë nuk do të japë dorëheqje për këtë çështje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 31, 2021 12:26 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Libanit: Qeveria Mikati nuk jep dorëheqje

Ministri i punëve të jashtme të Libanit në lidhje me tensionet e krijuara nga ana e Riadit në marrëdhëniet me Bejrutin, ka thënë se qeveria e Naxhib Mikati kurrë nuk do të japë dorëheqje për këtë çështje.

Abdullah Buhabib, ministri i punëve të jashtme të Libanit, i cili ka marrë mision për zgjidhjen e tensioneve diplomatike të vendit të tij me Arabinë Saudite, ditën e shtunë në një intervistë me kanalin televiziv Al Jazira, ka theksuar: "Libani do t'i zgjidhë këto tensione nëpërmjet dialogut dhe bisedimeve".

Abdullah Buhabib në lidhje me dorëheqjen e mundshme të qeverisë së Libanit, ka thënë: "Naxhib Mikati shumë herë ka theksuar se qeveria në asnjë mënyrë nuk do të japë dorëheqje dhe ne do t'i bëjmë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e krizës. Qeveria e Libanit është duke bërë përpjekje që duke mbrojtur interesat e Libanit dhe miqësisë me vendet e tjera arabe të Gjirit Persik, të zgjidhë krizën. Në rrethanat aktuale nuk mund të hiqet votëbesimi i Parlamentit nga qeveria. Ne në Liban, kurrë nuk do të ndërpresim marrëdhëniet tona me ato vende të cilat kanë tërhequr ambasadorët e tyre nga Bejruti".

Arabia Saudite të premten në mbrëmje me pretekst të publikimit të disa deklaratave nga ana e Xhorxh Kardahi, ministri për informim i Libanit, në mbrojtje ndaj popullit të Jemenit përball sulmeve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite, ka tërhequr ambasadorin e vet nga Bejruti ndërsa i ka dhënë afat 48 orë edhe ambasadorit të Libanit që të largohet nga Riadi. Në këtë mënyrë kanë vepruar edhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti.