Abdusalam: Dështimi i qëllimeve të koalicionit saudit në Jemen, është përfundimtar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i116688-abdusalam_dështimi_i_qëllimeve_të_koalicionit_saudit_në_jemen_është_përfundimtar
Zëdhënësi i forcave të rezistencës popullore të Jemenit deklaroi se qëllimi i koalicionit agresor të Arabisë Saudite nga vazhdimi i sulmeve ushtarake kundër Jemenit është ky që të shkatërrojë të gjithë vendin nga aspekti ekonomik dhe nga aspekti i sigurisë, mirëpo ky qëllim nuk do të realizohet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 03, 2021 12:19 Europe/Tirane
  • Abdusalam: Dështimi i qëllimeve të koalicionit saudit në Jemen, është përfundimtar

Zëdhënësi i forcave të rezistencës popullore të Jemenit deklaroi se qëllimi i koalicionit agresor të Arabisë Saudite nga vazhdimi i sulmeve ushtarake kundër Jemenit është ky që të shkatërrojë të gjithë vendin nga aspekti ekonomik dhe nga aspekti i sigurisë, mirëpo ky qëllim nuk do të realizohet.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se Muhamed Abdusalam, zëdhënësi i rezistencës popullore të Jemenit dhe shefi i delegacionit negociator të Jemenit, ka theksuar: "Koalicioni agresor i Arabisë Saudite me insistim për vazhdimin e agresionit të egër dhe barbar si dhe me vazhdimin e bllokadës së paligjshme kundër Jemenit, është duke kryer gabime të mëdha. Kërkesa e Amerikës për të hapur korridoret e sigurt në Marib me pretekst të qarkullimit të personave plagosur, është dokument i fuqishëm që tregon se Uashingtoni është i lidhur me elementët terrorist në rajonin Al-Abdije në provincën Marib. Me afrimin e forcave të rezistencës së Jemenit pranë bastioneve të fundit të mercenarëve saudit dhe elementëve takfiristë në provincën Marib, amerikane duke gënjyer po thërrasin për paqe dhe kërkojnë hapjen e korridoreve të sigurta".

Vlen të theksohet se Departamenti Amerikan i Shtetit gjatë ditëve të kaluara me anë të një deklarate, ka kërkuar hapjen e korridoreve të sigurta në provincën Marib duke pretenduar se qëllimi i një kërkese të tillë është krijimi kushteve për kalimin e civilëve dhe personave të plagosur nga korridoret e sigurta.

Ndërkohë burimet jemenase kanë njoftuar për vazhdimin e avancimeve të forcave të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit në 10 kilometra pranë qytetit Marib. Luftimet e tyre forcat e qeverisë në dorëheqje të Mansur Hadi të mbështetura nga Arabia Saudite po vazhdojnë në rajonin Al-Falaxh në hyrjen jugore të qytetit Marib. Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit pasi kanë çliruar një pjesë të gjerë të provincës Marib, tani po mundohen ta çlirojnë edhe qytetin Marib, qendër e kësaj province.

Një anëtar i Këshillit Politik të Jemenit ka thënë se me çlirimin e afërt të qytetit Marib, do të realizohet plani i sekretarit të përgjithshëm të lëvizjes Ansarullah në këtë rajon. Abdulvahab Al-Mahbashi, anëtar i Këshillit Politik të Jemenit, ka thënë: "Pas çlirimit të provincës Marib do të realizohet plani i Abdulmalek Badrudin Al-Huthi, sekretarit të përgjithshëm të lëvizjes Ansarullah të Jemenit, në këtë provincë në kohën kur edhe fiset e popullata e qytetit Marib e kanë mirëpritur këtë plan. Akoma nuk janë deklaruar disa prej suksese të tjera frontale të forcave të ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit në luftën e Maribit dhe në fronte të tjera, ndërkohë që qeveria e Sanaas nuk ka kurrfarë kushtesh për ndërprerjen e çlirimit të Jemenit dhe është Riadi ai që duhet t'i japë fund sulmeve të tij ushtarake kundër Jemenit".