Avionët saudit vazhdojnë bombardimin e provincës Marib
Burimet informative kanë njoftuar për vazhdimin e bombardimeve në provincën Marib të Jemenit nga avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite.
Kanali televiziv Al Masira njoftoi se avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite sot në orët e para të mëngjesit kanë bombarduar 19 herë qytetet Sirvah dhe Al-Xhuba të provincës Marib të Jemenit.
Sipas këtij burimi, sulmet e avionëve luftarakë të Arabisë Saudite po kryhen në kohën kur forcat e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit me vazhdimin e avancimeve të tyre në frontin e Maribit, po i afrohet gjithnjë e më shumë qytetit Marib që është qendër e kësaj province.
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite gjithashtu kanë bombarduar pesë herë qytetin Al-Hazm në provincën Al-Xhuf dhe dy herë kanë bombarduar qytetin Baghom në provincën Sa’de të Jemenit.
Gjithashtu gjatë sulmit të forcave kufitare të Arabisë Saudite në rajonin kufitar Al-Rraku në rrethin Manbe të provincës Sa’de janë plagosur katër civilë.