Hezbollah: Arabia Saudite duhet të kërkojë falje
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i116948-hezbollah_arabia_saudite_duhet_të_kërkojë_falje
Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Hezbollahut deklaroi se Libani nuk bëri asgjë që të kërkojë falje, por ishte Arabia Saudite ajo që duhet të kërkojë falje dhe të tërhiqet, sepse Riadi e shkaktoi skandalin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 07, 2021 16:29 Europe/Tirane
  • Hezbollah: Arabia Saudite duhet të kërkojë falje

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Hezbollahut deklaroi se Libani nuk bëri asgjë që të kërkojë falje, por ishte Arabia Saudite ajo që duhet të kërkojë falje dhe të tërhiqet, sepse Riadi e shkaktoi skandalin.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Al-Ahd, Sheikh Naim Kasem, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, tha të dielën se qëndrimi arrogant i Riadit ndaj deklaratave të ministrit libanez të Informacionit George Kordahi, i cili nuk bëri asnjë gabim në lidhje me Arabinë Saudite, ishte një qëndrim armiqësor ndaj Libanit. Sheikh Kasem theksoi se Arabia Saudite mori të gjitha masat negative kundër Libanit dhe dëboi ambasadorin libanez pa asnjë arsye bindëse dhe kundër normave diplomatike, pa respektuar madje pa e informuar Ministrinë e Jashtme apo Kryeministrin libanez. E gjithë kjo është një shembull i arrogancës saudite ndaj marrëdhënieve me Libanin. Anëtari i lartë i Hezbollahut deklaroi se Libani nuk ka bërë asgjë dhe nuk është përgjegjës për asgjë, ndaj nuk duhet të tërhiqet apo të kërkojë falje, por Arabia Saudite duhet të kërkojë falje dhe të tërhiqet sepse ky skandal është shkaktuar nga Riadi. Kriza e fundit mes Libanit dhe Arabisë Saudite filloi kur ministri libanez i Informacionit George Kordahi, në fjalimin e tij, ​​e quajti të kotë luftën kundër Jemenit dhe bëri thirrje për t'i dhënë fund agresionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit.