Jep dorëheqje qeveria e Kuvajtit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i116990-jep_dorëheqje_qeveria_e_kuvajtit
Mediat e Kuvajtit kanë njoftuar se qeveria e këtij vendi ka dhënë dorëheqje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 08, 2021 12:12 Europe/Tirane
  • Jep dorëheqje qeveria e Kuvajtit

Mediat e Kuvajtit kanë njoftuar se qeveria e këtij vendi ka dhënë dorëheqje.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gazeta "Al-Kabas" e Kuvajtit në një raport të saj ka shkruar: "Qeveria e Kuvajtit sot (të hënën) i ka dorëzuar dorëheqjen e saj Shejkh Navaf Al-Ahmad Al-Xhaber Al-Sabah, emir i Kuvajtit.

Një burim shtetëror i Kuvajtit gjithashtu në lidhje me këtë ka thënë: "Mbledhja e këshillit të qeverisë së Kuvajtit ka përfunduar sot para dite dhe pas saj, ministrat e qeverisë kanë dorëzuar dorëheqjen e tyre pranë emirit të këtij vendi.

Deri më tani nuk është publikuar ndonjë raport në lidhje me arsyet e dorëheqjes së qeverisë së Kuvajtit.