Avionët luftarakë të koalicionit saudit bombardojnë zonat e Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i117240-avionët_luftarakë_të_koalicionit_saudit_bombardojnë_zonat_e_jemenit
Avionët luftarakë të koalicionit pushtues saudit të premten nw mbrëmje bombarduan disa zona në Jemen, duke përfshirë aeroportin në qytetin e Taizit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 13, 2021 04:49 Europe/Tirane
  • Avionët luftarakë të koalicionit saudit bombardojnë zonat e Jemenit

Avionët luftarakë të koalicionit pushtues saudit të premten nw mbrëmje bombarduan disa zona në Jemen, duke përfshirë aeroportin në qytetin e Taizit.

Sipas Al-Masira; Në këtë sulm, avionët luftarak të koalicionit saudit bombarduan 21 herë qytetin "Saravah" dhe një herë qytetin "Al-Juba" në provincën "Ma'rib". Avionët e koalicionit saudit sulmuan dy herë aeroportin e Taizit dhe një herë qytetin Harz në provincën Hajjah. Sipas raportit, pesë civilë, përfshirë katër emigrantë afrikanë, u plagosën në sulmet e artilerisë saudite në zonën Al-Raqo në qytetin Manbeh në provincën Saada. Forcat e koalicionit saudit gjithashtu shkelën armëpushimin 144 herë në provincën al-Hudaidah. Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa vende të tjera, ka nisur një pushtim ushtarak të Jemenit që nga marsi i vitit 2015 dhe ndaj tij ka vendosur një rrethim tokësor, detar dhe ajror. Regjimi saudit dhe aleatët e tij deri më tani nuk kanë arritur të realizojnë qëllimet e tyre në këtë vend, për shkak të rezistencës së popullit jemenas.