Hamas: Bregu Perëndimor në prag të një Intifade tjetër
Zv/shefi i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka theksuar në unitetin kombëtar dhe deklaroi se Bregu Perëndimor në Palestinë është në prag të një Intifade të re.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Saleh Al-Aruri, zv/shefi i zyrës politike të Hamas i cili në zgjedhjet e fundit brenda kësaj lëvizje është zgjedhur lideri i Hamas në rajonin e Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë, ka thënë: "Populli i Palestinës vazhdon të theksojë në vazhdimin e Intifadës dhe mbështetjes ndaj rezistencës. Nuk ekziston kurrfarë alternative për unitetin kombëtar dhe Hamas nuk do të kursejë kurrfarë përpjekje për realizimin e këtij objektive. Ata të cilët krijojnë pengesa në rrugën e unitetit kombëtar të Palestinës, janë po ata të cilët nuk dëshirojnë realizimin e fitores së popullit të Palestinës".
Vlen të theksohet se Intifada e parë e Palestinës ka filluar në vitin 1987 dhe ka përfunduar në vitin 1993 me nënshkrimin e marrëveshjes së Oslos. Palestina disa vite më vonë ka filluar Intifadën e dytë në shtator të vitit 2000 e cila ka zgjatur deri në vitin 2005. Në vitin 2015, në shenjë proteste kundër veprimeve të dhunshme të sionistëve ndaj Xhamisë Al Aksa, palestinezët kanë filluar protesta të gjera që disa i kanë përshkruar ato si Intifada e tretë kur se disa analist të tjerë nuk kanë përdorur termin Intifada për përshkrimin e tyre.