Komisioni Zgjedhor i Irakut shpall përfundimin e rinumërimit të votave
(last modified Thu, 25 Nov 2021 14:37:43 GMT )
Nëntor 25, 2021 15:37 Europe/Tirane
  • Komisioni Zgjedhor i Irakut shpall përfundimin e rinumërimit të votave

Komisioni Zgjedhor i Irakut ka deklaruar se ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave në të gjitha qendrat votimit në të cilat kishte ankesa në lidhje me numërimin e votave.

Burimet informative të Irakut njoftuar se Komisioni Zgjedhor i Irakut sot ( të enjten) ka deklaruar: “Në bazë të vendimit të komisionit gjyqësor të zgjedhjeve, Komisioni Zgjedhor i Irakut ka përfunduar të gjitha operacionet për rinumërimin me dorë të votave që zona më e fundit për rinumërimin e votave ishte provinca Ninva. Procesi i rinumërimit të votave është zhvilluar në prani të përfaqësuesve të kandidatëve, paraqitësve të ankesave, vëzhguesve ndërkombëtar dhe gazetarëve që posedojnë leje përkatëse”.

Në deklaratën e Komisionit Zgjedhor të Irakut thuhet: “Rezultati i numërimit të votave me dorë 100% ka qenë në përputhje me rezultatin e numërimit elektronik dhe aktualisht raportet e numërimit i janë dorëzuar autoriteteve përkatëse dhe komisionit gjyqësor”.

Vlen të theksohet se pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të Irakut disa parti dhe subjekte politike kanë protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve dhe në disa qytete të këtij vendi janë zhvilluar edhe protesta të gjera. Për shkak të protestave dhe ankesave të paraqitura nga partitë politike, Komisioni Zgjedhor i Irakut ditë më parë mori vendim për rinumërimin e votave me dorë në shumë qendra të votimit.