Mishel Aun: Hezbullahu është përfaqësues i të gjithë popullit të Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i118266-mishel_aun_hezbullahu_është_përfaqësues_i_të_gjithë_popullit_të_libanit
Presidenti i Libanit ka theksuar se lëvizja Hezbullah konsiderohet përfaqësues i të gjithë popullit të Libanit dhe nuk ka kryer kurrfarë veprimi të gabuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 30, 2021 12:47 Europe/Tirane
  • Mishel Aun: Hezbullahu është përfaqësues i të gjithë popullit të Libanit

Presidenti i Libanit ka theksuar se lëvizja Hezbullah konsiderohet përfaqësues i të gjithë popullit të Libanit dhe nuk ka kryer kurrfarë veprimi të gabuar.

Mishel Aun, presidenti i Libanit, ditën e hënë në një intervistë me kanalin televiziv Al-Xhazira, ka deklaruar: "Deri më tani nuk ka ndodhur kurrfarë rreziku në fushën e sigurisë nga ana e Hezbullahut të Libanit dhe ky subjekt respekton me përpikëri të gjitha ligjet e shtetit të Libanit. Lëvizja Hezbullah nuk ka kryer agresion ndaj kurrfarë individi të huaj, madje as kundër ndonjë qytetari të atij vendi i cili e quan Libanin "terrorist" dhe të gjithë qytetarët e huaj që udhëtojnë në Liban, gëzojnë siguri të plotë".

Presidenti i Libanit në lidhje me këtë se nëse Arabia Saudite do t'i kërkojë atij të marrë masa ndaj Hezbullahut, çfarë do të bëjë?, tha: "Lëvizja Hezbullah përfaqëson një të tretën e popullit të Libanit dhe nuk ka kryer kurrfarë veprimi të gabuar dhe nëse Arabia Saudite paraqet ndonjë kërkesë të tillë, ajo do të refuzohet në mënyrë të prerë".