Sulmohet autokolona ushtarake amerikane në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i118312-sulmohet_autokolona_ushtarake_amerikane_në_siri
Burimet siriane të informimit kanë njoftuar se është sulmuar një autokolonë ushtarake e Amerikës në provincën Hasake në verilindje të Sirisë dhe gjatë këtij sulmi janë shkatërruar dy kamionë ushtarakë amerikanë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 01, 2021 12:52 Europe/Tirane
  • Sulmohet autokolona ushtarake amerikane në Siri

Burimet siriane të informimit kanë njoftuar se është sulmuar një autokolonë ushtarake e Amerikës në provincën Hasake në verilindje të Sirisë dhe gjatë këtij sulmi janë shkatërruar dy kamionë ushtarakë amerikanë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se ngjarja ka ndodhur si pasojë e eksplodimit të dy kamionëve ushtarakë amerikanë në rajonin Al-Malekije në verilindje të Sirisë.

Akoma nuk është publikuar ndonjë raport i saktë për dëmet dhe viktimat e shkaktuara nga ky sulmi dhe akoma asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi kundër forcave terroriste amerikane.

Kjo është në kohën kur burimet mediale siriane disa ditë më parë kanë njoftuar popullata e provincës Al-Hasake kanë zmbrapsur një autokolonë ushtarake të Amerikës dhe e kanë detyruar atë të tërhiqet.

Pushtimi i rajoneve veriore të Sirisë nga forcat terroriste amerikane për çdo ditë po shkakton protesta dhe kundërshtime të popullit sirian kundër Amerikës.