Macron udhëton në Azinë Perëndimore për të nënshkruar marrëveshje armësh
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i118460-macron_udhëton_në_azinë_perëndimore_për_të_nënshkruar_marrëveshje_armësh
Presidenti francez Emmanuel Macron u takua me Princin e Kurorës së Emirateve Mohammed bin Zayed në Dubai, duke filluar kështu një vizitë dy-ditore në shtetet jugore të Gjirit Persik.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 04, 2021 09:12 Europe/Tirane
  • Macron udhëton në Azinë Perëndimore për të nënshkruar marrëveshje armësh

Presidenti francez Emmanuel Macron u takua me Princin e Kurorës së Emirateve Mohammed bin Zayed në Dubai, duke filluar kështu një vizitë dy-ditore në shtetet jugore të Gjirit Persik.

Gjatë takimit, të dy vendet nënshkruan një kontratë 14 miliardë eurosh për shitjen e 80 avionëve luftarakë Rafale të prodhimit francez në Emiratet e Bashkuara Arabe.  Në Xheda të Arabisë Saudite, Macron po nënshkruan marrëveshje të ngjashme me princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman për të rikuperuar ndoshta imazhin e dëmtuar të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite në pushtimin shtatëvjeçar të Jemenit.  Presidenti i Francës do të vazhdojë vizitën e tij në Katar. Pas tradhtisë që iu bë Francës nga aleatët e saj perëndimorë rreth marrëveshjes për blerjen e 12 nëndetëseve franceze me vlerë më shumë se 31 miliardë euro nga Australia, i vetmi vend ku Franca mund të kompensojë këtë humbje është rajoni i Azisë Perëndimore. Organizatat ndërkombëtare dhe organizatat e të drejtave të njeriut i kanë bërë thirrje vazhdimisht Francës dhe vendeve të tjera që mbështesin koalicionin agresionist saudit, që të pezullojnë eksportet e armëve në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Shpërthimi i luftës nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj në Jemen deri më tani ka vrarë dhe plagosur me qindra mijëra jemenas dhe ka zhvendosur 4 milionë njerëz të pafajshëm.