Dëgjohen shpërthime të fuqishme në bazën amerikane në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i118554-dëgjohen_shpërthime_të_fuqishme_në_bazën_amerikane_në_siri
Burimet siriane të informimit kanë njoftuar për disa shpërthime të mëdha brenda në bazën ushtarake të Amerikës në rajonin Al-Tenef në juglindje të Sirisë.  
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 05, 2021 12:37 Europe/Tirane
  • Dëgjohen shpërthime të fuqishme në bazën amerikane në Siri

Burimet siriane të informimit kanë njoftuar për disa shpërthime të mëdha brenda në bazën ushtarake të Amerikës në rajonin Al-Tenef në juglindje të Sirisë.  

Kanali televiziv i Sirisë ditën e diele ka njoftuar se shpërthimet kanë ndodhur në këtë bazë të forcave pushtuese amerikane në afërsi të kufirit me Irakun.

Grupi i ashtuquajtur "Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut të Sirisë" në faqen e tij ka shkruar: "Baza ushtarake e Amerikës në Al-Tenef është sulmuar nga faktorë të panjohur.

Ditën e shtunë gjithashtu baza e forcave pushtuese amerikane në fushën naftore Kuniku në Dejrul-Zur të Sirisë është sulmuar me raketa.

Burimet lokale të informimit në provincën Hasake të Sirisë në fullim të këtij muaji kanë njoftuar gjithashtu për disa shpërthime të mëdha në bazën e forcave pushtuese amerikane në rajonin Kharab Al-Xhir që ndodhet pesë kilometra larg qytetit kufitar Al-Ja'rabije. Këto shpërthime janë shkaktuar si pasojë se sulmit me katër raketa.